Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna armësh në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë

schedule09:47 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:47 - 12 Nëntor, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të enjte në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë të Holandës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fatmirësisht nga të shtënat nuk është shënuar asnjë i lënduar, ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia po punon për zbardhjen e saj.

Zëdhënësi i policisë, Steven van Santen, ka bërë të ditur se ata ishin alarmuar në orët e para të mëngjesit, kur edhe u raportua për disa të shtëna në afërsi të ndërtesës së ambasadës.

Si provë materiale në lidhje me këtë ngjarje policia ka gjetur disa gëzhoja të plumbave si dhe disa vrima në dritare. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo qëllimin e kësaj ngjarje. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!