Ministrja e Financave dhe Ekonomisë është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Denaj thotë se pas testimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht është karantinuar duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për trajtimin e sëmundjes. Ajo bën apel për zbatim të rregullave të higjienës, mbajtjen e maskës si dhe ruajtjen e distancës sociale.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”shkruan Denaj./mv.abcnews.al