Paulo Dybala ka vendosur ta lërë për pak menjanë atë që bën në fushë dhe të flasë rreth gjërave, që në fakt i pëlqejnë shumë tifozëve. Në një intervistë për “Vanity Fair” si është shprehur rreth ngjashmërisë së tij me gjyshin.
“Mjekra nuk më del, sytë e mi janë jeshilë edhe pse e dashura ime thotë se janë blu. Këto tipare i kam nga gjyshi im, më kanë treguar shumë histori për të.
Për shembull, kur ai arriti në Amerikë (nga Polonia) ka fjetur për dy javë në një fushë misri, derisa e gjetën. Jam krenar për atë që ai ka krijuar, për mësimet e tij, të cilat janë të njëjtat që babai im më la”, u shpreh fillimisht sulmuesi i Juventusit.
Më pas Dybala flet edhe në lidhje me shpenzimin e parave dhe fiksimit të tij për koleksionimin e fanellave të lojtarëve më të mirë globit. Për ato të Del Pieros dhe Maradonas ka bërë çmenduri.
“Jam i kujdesshëm në shpenzimin e parave, koleksioni im i vetëm është ai i fanellave të futbollit. Unë kam me qindra: ato që shkëmbej, që i pyes shokët e mi të skuadrës kur shkojnë me ekipet kombëtare si dhe ato që blej në internet.
Kam bërë ca çmenduri: një herë për fanellën e Del Piero, të cilën për pak e humba në një ankand, ndërsa në një tjetër rast për atë të Maradonas në një ndeshjeje kundër Brazilit.
Skulptura e këmbës së djathtë të Diegos? Për 20,000 euro do ta blija menjëherë. Megjithatë, fanella e tij kushtoi më shumë”, përfundoi sulmuesi. /abcnews.al