LISTA/ Vihet në rrezik ngritja e BKH, nga 60 kandidatë kualifikohen vetëm 55

schedule17:11 - 11 Nëntor, 2020

schedule 17:11 - 11 Nëntor, 2020

Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të testimit me shkrim për 104 kandidatët konkurrent për pozicionin e punës “hetues” në BKH.

Në njoftim BKH raporton se nga 104 kandidatë kanë kaluar testimin vetëm 55 prej tyre, duke vënë në rrezik ngritjen e këtij institucioni pasi struktura e BKH kërkon të paktën 60 hetues.

Sipas BKH, kandidatët e kualifikuar do të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit, siç është “Intervista”, e cila do të zhvillohet në:

nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

LEXO: Lista-e-Vleresimit-te-KANDIDATEVE-te-testimit-te-ESESE

“Këshilli i Larte i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena” ,

Godina “Poli i Drejtësisë”,  

(Ish-fusha e Aviacionit)

Tiranë, 

Në lidhje me datën dhe orën e intervistës do t’ju njoftojmë në vijimësi në website-in e BKH-së.

Komisioni i Përzgjedhjes”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore.

Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera.

n.d./abcnews.al