Nuk ka në plan të tërhiqet: Trump takohet me këshilltarët, përgatitet për betejën ligjore

schedule17:24 - 11 Nëntor, 2020

schedule 17:24 - 11 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar të martën me këshilltarët e tij politikë dhe Shtëpinë e Bardhë.

Në qendër të takimit ishte diskutimi i hapave të ardhshëm në strategjinë e tij ligjore, tha një person i njohur me këtë çështje ndërsa shtoi se Trump nuk tregoi asnjë shenjë se mund të ketë në plan t’i pranojë zgjedhjet, raporton CNN.

Takimi në Zyrën Ovale nuk është domosdoshmërisht surprizë, pasi Trump ditëve të fundit ka vijuar diskutimet me ekipin e tij si dhe ka telefonuar aleatët për zgjedhjet që të martën e kaluar.

Në takim, raportohet se Trump u shfaq i kënaqur që vijon përpara për të ardhmen e parashikueshme me paditë dhe sfidat e tij.

Ndërsa, burimi tha për CNN se  Trump në disa momente është dukur disi skeptik ndaj përpjekjeve ligjore të ekipit të tij, por megjithatë, planifikon të vijojë me planet e tij, edhe pse disa nga këshilltarët i kanë sugjeruar privatisht se strategjia ligjore nuk ka asnjë shans për të përmbysur fitoren e Biden. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!