Shqipëri – Kosovë 2-1
Balaj 31′, Uzuni 65’/ Murizi (pen) 85′
Vëllazërorja e luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur me fitoren e patër 2-1 të Shqipërisë. Skuadra e Edy Rejës, këtë ndeshje e nisi me formacionin 4-3-3 dhe rezultoi të ishte zgjedhja e duhur.
Kuqezinjtë ishin më këmbëngulës se Kosova dhe qëndruan vazhdimisht në gjysmëfushën dardane. Përpjekjet e skuadrës kuqezi u shpërblyen në minutën e 31-të, kur Uzuni shpërtheu dhe më pas dha një pasim perfekt për Balajn, që nuk mund të gabonte.
Edhe në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi me të njëjtën “muzikë”. Shqipëria ishte më e matur se Kosova dhe u shpërblye në minutën e 65-të, sërish me kundërsulm. Selahi shfrytëzoi në maksimum hapësirën e lënë nga dardanët dhe nxori Uzunin të lirë, me beratasin, që tundi rrjetën.
Në minutat e mbetura Kosova u tregua më këmbëngulëse, por pa rrezikuar portën e Hoxhës seriozisht. Në minutën e 85-të në ndihmë i erdhi Ramen Çepele. I riu shkaktoi një penallti dhe i dha mundësinë Muriqit të rikthehej me gol te Kosova.
Shqipëria merr revanshin me këtë fitore, teksa në ndeshjen e fundit mes dy përfaqësueseve në maj të vitit 2018, Kosova kishte fituar pastër me shifrat 3-0 dhe i jepte një shuplakë të fuqishme skuadrës së atëhershme të Panuccit. /abcnews.al
SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Seferi, Uzuni, Balaj.
KOSOVA: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.