Pas humbjes së gjyqit kundër gazetës “The Sun”, Johnny Depp njoftoi se iu kërkua nga Warner Bros të hiqte dorë nga roli i tij si Gellert Grindelwald. Depp kishte dërguar gazetën britanike në gjykatë për një artikull që i referohej atij si një dhunues i ish bashkëshortes, Amber Heard, i cili u botua në vitin 2018.
Mirëpo, fansat e aktorit kanë kërcënuar se do të bojkotojnë filmin dhe kanë nisur një peticion që ai të kthehet. Avokatët e Depp planifikojnë gjithashtu të apelojnë vendimin dhe pas lajmit që aktori është larguar nga filmi, fansat kanë nisur një peticion përmes fushatës Change.org për Warner Bros dhe tashmë ka rreth 130.000 nënshkrime.
“Ne duam që ai të kthehet! Warner Bros duhet të dëgjojë publikun ose ne do ta bojkotojmë filmin,” thuhet në përshkrimin e peticionit. Sidoqoftë, fansa të tjerë kanë bërë thirrje që Depp të zëvendësohet nga Colin Farrell. Farrell luajti në filmin e parë “Fantastic Beasts and Where To Find Them” publikuar në 2016. /abcnews.al