COVID-19/ Teksas, shteti i parë në SHBA mbi 1 milion të infektuar

schedule14:18 - 11 Nëntor, 2020

schedule 14:18 - 11 Nëntor, 2020

Teksas është shteti i parë amerikan që ka regjistruar më shumë se 1 milion raste me Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Shteti i dytë më i populluar në SHBA ka regjistruar 1,010,364 raste që nga fillimi i pandemisë në fillim të marsit. Rreth 19,337 persona në Teksas kanë vdekur nga koronavirusi.

Numri i vërtetë i infeksioneve ka të ngjarë të jetë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar dhe studimet sugjerojnë që njerëzit mund të infektohen dhe të mos shfaqin simptoma.

Teksasi regjistroi 10.865 raste të martën, duke vendosur një rekord të ri ditor, sipas zyrtarëve shtetërorë. Rreth 132,146  janë raste aktive, me 6,170 pacientë aktualisht në spital, numri më i lartë që nga 18 gushti, sipas shifrave të shtetit të publikuara të martën./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!