Miss Mississippi USA, Asya Branch, është shpallur “Miss USA 2020”. 22-vjeçarja u zgjodh fituese këtë javë në një ceremoni në Elvis Presley’s Graceland në Memfis.
Ajo është afrikano-amerikania e parë që përfaqëson shtetin në konkursin vjetor, gjithashtu është hera e parë që një garuese në Misisipi fitoi titullin.
Në deklaratën e saj, ajo foli për armët.
“Si dikush që u rrit në një shtëpi me armë, unë mësova në moshë të hershme si të ngarkoja, si të qëlloja dhe sigurinë e armëve. Dhe, unë mendoj se arsimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë. Unë besoj se duhet t’u kërkojmë njerëzve të kalojnë kurse trajnimi dhe sigurie përpara se të lejohen të blejnë një armë dhe para se të marrin një leje”, tha ajo.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të mos ndalojmë armët, sepse pa dyshim që njerëzit do të gjejnë një mënyrë për të marrë atë që duan gjithsesi. Por unë mendoj se është i drejtë amendamenti ynë i dytë dhe na duhet vetëm më shumë siguri rreth kësaj”, vazhdoi më tej ajo.
Juria e konkursit përbëhej nga stilistja Carolyn Aronson, “Miss USA 2000” Lynnette Cole, kontribuesi i Fox News Abby Hornacek, folësja Gloria Mayfield Banks, “Miss USA 1999” Kimberly Pressler dhe biznesmenia dhe YouTuber Susan Yara. l.k/abcnews.al