Ekziston një metodë e famshme për të larguar lagështinë nga telefoni pasi të ketë rënë në ujë e njohur si “trajtimi i orizit”. Sidoqoftë, jo vetëm që kjo metodë është e padobishme, por gjithashtu shkakton dëme të mëtejshme në telefonin tuaj. Trajtimi i orizit për tharjen e telefonit tuaj është një mit. Orizi nuk mund ta thithë ujin nga telefoni aq shpejt. Por lëreni të thahet vetë. Çfarë duhet të bëni në vend të trajtimit me oriz?
Fikni telefonin tuaj menjëherë.
Nëse e fikni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur do të shmangni dëmtimin e qarqeve elektrike dhe aq më pak shanse do të ketë që të pësojë dëmtime të mëtejshme.
Thajeni më parë me një fasoletë.
Pasi ta keni fikur telefonin tuaj, përdorni një fasoleyë ose një peshqir të zakonshëm. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për të shmangur depërtimin e ujit më shumë brenda telefonit.
Hiqni çdo pjesë të lëvizshme.
Është e rëndësishme që të largoni çdo pjesë të telefonit që mund të hiqet, të tilla si karta SIM apo bateria.
Mos tentoni ta pastroni portën e karikimit me ndonjë copë apo send tjetër.
Nuk duhet të përdorni asnjë copë pambuku, letre apo peshqiri. Kini kujdes që të mos shtypni asnjë buton dhe uji të depërtojë më thellë.
Lëreni telefonin mbi një peshqir të thatë.
Pasi keni ndjekur gjitha këto hapa, vendoseni telefonin mbi një peshqir të thatë. Mos e ndizni para se të thahet. Rekomandohet të kalojë të paktën 24 deri në 36 orë ose dhe më shumë.