Rexhep Selimi sot në orën 11 para Speciales

schedule09:32 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:32 - 11 Nëntor, 2020

Rexhep Selimit pritet që këtë të mërkurë në orën 11:00 të dalë para gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ndërsa arrestimi i tij është bërë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.e.su./abcnews.al