Një ditë pasi u hedh nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar.
Reshat Grendi, i cili ishte duke marrë trajtim pasi ishte infektuar me Covid-19 mori dje aktin e rëndë duke u vetëhedhur. Ndërkohë paravarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, burime bëjnë të ditur për gazetarin Maksi Rama se 69-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
LEXO EDHE: Pacienti tentoi vetëvrasjen te Infektivi, fqinja: Frika! Na thanë se e lanë përjashta në ambulancë
Ai ishte shtruar vetëm një ditë më parë në spitalin Covid-1. Hedhja e 69-vjeçarit nga Fieri është rasti i katërt brenda pak kohësh. Më herët tre pacientë të tjerë Kanë ndërmarrë aktin e rëndë duke u vetëhedhur nga Sanatoriumi.
Rasti i parë ndodhi më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike dhe humbi jetën.
Më pas në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i Covid-2. Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, i cili u hodh nga Sanatoriumi, ndërkohë që ishte i shtruar. g.v/abcnews.al