“Do vuante më pak nëse do ishte në një fushë futbolli”, Maradona lë spitalin

schedule22:38 - 10 Nëntor, 2020

schedule 22:38 - 10 Nëntor, 2020

Pas operacionit të kryer në tru Diego Armando Maradona do të largohet nga Klinika Olivos, ku po trajtohet dhe do të vazhdojë kurën në shtëpi.

Siç raportohet nga mediet argjentinase, familjarët e tij kanë vendosur ta transferojnë në një shtëpi në Nordelta, pranë vajzave të tij, Giannina dhe Dalma.

 

Fatmirësisht ish-kampioni i botës ka reaguar mirë pas operacionit dhe pritet që shpejt të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Në lidhje me situatën shëndetësore dhe kurën e Maradonas ka folur mjeku i tij, Leopoldo Luque.

“Duhet të diskutojmë disa variante në lidhje me kurimin e tij. Ajo që mund të them është se ai e ka të vështirë të heqë dorë nga puna e tij. Unë mendoj se Diego vuan më pak nëse është në një fushë futbolli”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!