Napoli e Roma humbin betejën në Apel, festojnë “Zonja” dhe Verona

schedule18:58 - 10 Nëntor, 2020

schedule 18:58 - 10 Nëntor, 2020

Napoli dhe Juventus nuk e zhvilluan ndeshjen e parë të tyre në Serie A. Skuadra e Hysajt e Rrahmanit nuk u paraqit në stadiumin e Torinos në orarin e ndeshjes, me justifikimin se ishte e izoluar për shkak të rasteve me Covid-19 në skuadër.

 

Përtej kësaj, gjykata sportive vendosi t’i japë të drejtë Juventusit. Kjo e fundit fitoi 3-0 në tavolinë dhe Napolit iu hoq 1 pikë nga klasifikimi. Napoli vendosi ta apelojë këtë çështje, por pa rezultat. Gjykata Federale e Apelit ditën e sotme ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Kështu, Napoli do duhet të heqë dorë nga objektivi për të luajtur ndeshjen në një moment të dytë dhe Juventusi shijon tre pikët pa luajtur. Në fuqi ka mbetur edhe fitorja e Veronës në tavolinë ndaj Romës.

 

Amadou Diawara

Këta të fundit u dënuan për regjistrimin jokorrekt të Amadou Diawara, që ishte regjistruar në listën e lojtarëve U21, kur e kishte kaluar këtë moshë. /abcnews.al