Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Perversiteti në kulm! Rrëfimet e pazakonta në ‘ABC e pasdites’ për ngacmimet online

schedule18:24 - 10 Nëntor, 2020

schedule 18:24 - 10 Nëntor, 2020

Njerëzit gjithmonë e më shumë kalojnë kohë në rrjetet sociale apo aplikacione të ndryshme. Këto të fundit duket se janë kthyer në një pikë takimi për personat që janë single dhe duan të kenë njohje të reja.

Antoneta Koçi, Xhani Demika dhe Sara Gjordeni këtë martë ishin të pranishëm në programin “ABC e Pasdites”  me moderatorin Ermal Peçi ku kanë treguar eksperiencat e tyre mbi ngacmimet online nga profile njerëzish të ndryshëm.

Sara Gjordeni tha se është e pakuptueshme që burra të martuar të sjellin foto jo të hijshme në inbox.

“Është ajo kategoria zh fare që të dërgojnë direkt foton nudo. Gjëja më skandaloze eshte se shumica që e bëjnë këtë janë burra të moshës mbi 40 vjeç, të cilët ti I sheh që edhe në Instagram kanë foto me familjen”.

Antoneta po ashtu kishte eksperienca të tilla ku mesazhe të ndryshme, ngacmuese dhe provokuese i dërgonin burra të cilët në profilet e tyre në social media kishin foto familjare.

“Më kanë ardhur mesazhe nga persona që kanë foto profili foto fëmijësh dhe të flasin në një gjuhë +18 shumë të rëndë. Perversiteti në nivele ekstreme. Ka edhe që të shkuajnë vetëm për raporte seksuale, madje mua ajo që më ka habitur më shumë është një email. S’më kishte ndodhur ndonjëher të më dërgonte tjetri email për këto punë”.

Djemtë gjithashtu nuk i kanë shpëtuar këtij fenomeni, pasi edhe ata marrin mesazhe nga femra të ndryshme. Xhani Demika tha në programin e pasdites se nuk imerr parasysh ngacmimet, megjithatë nuk i ka shpëtuar një rasti konkret kur një shitëse e ngacmonte prej një kohe të gjatë.

“Po ka raste shumë. Për shembull mua më ka ndodhur një rast, vjet paguaja gjithmonë internetin dhe kishte marrë numrin e telefonit shitësja. Më shkroi thuajse 7 muaj rresht”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!