Presidenti amerikan i zgjedhur Joe Biden nuk përjashton ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër administratës Trump, duke e akuzuar atë për pengim të paligjshëm të procesit të tranzicionit.
Ekipi i Biden-Harris u shpreh se ishte gati për veprime ligjore për të shpejtuar mekanizmat e tranzicionit.
“Ka një numër opsionesh në tryezë, veprimi ligjor është sigurisht një mundësi, por ka edhe mundësi të tjera që ne po shqyrtojmë” tha një zyrtar për CbsNews.
Por Trump nuk dorëzohet. Ai deklaroi sot se “Ne po bëjmë përparim të madh, ne do të fitojmë“. Biden e mposhti presidentin aktual./ db/Abcnews.al