“Gati” është, sipas “Bild”, kontrata e Bashkimit Evropian me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech për furnizimin me vaksinën e koronavirusit, e cila përgatitet në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Pfizer.
Të dy palët përfunduan bisedimet dhe arritën një marrëveshje paraprake në 9 shtator, por kontrata nuk ishte nënshkruar. Negociatat për kushtet e kontratës kanë përfunduar dhe rezultati do të paraqitet nesër, ku pritet të marrë miratimin zyrtar.
“Gjithçka është aty (në kontratë) dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë më” i tha një burim gazetës gjermane, duke siguruar që qeveria gjermane ishte tashmë në dijeni të procesit.
Urdhri, siç dihej tashmë nga marrëveshja paraprake, ka të bëjë me 200,000,000 vaksina dhe një mundësi për 100,000,000 shtesë dhe, sipas vlerësimeve të eurodeputetit gjerman, ekspertit të shëndetit, Peter Lisse, nga pranvera dhe vera do të ketë rreth 150,000,000 evropianë të vaksinuar.
Informacioni i “Bild” konfirmohet edhe nga kreu i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber (CSU). “Unë mund të sinjalizoj fundin e alarmit. Marrëveshjet do të nënshkruhen në orët e ardhshme dhe më pas do të ratifikohen ligjërisht nga vendimet e nesërme të Komisionit” tha ai./ db/Abcnews.al