“Na thanë se është përjashta atje në Tiranë në ambulancë”. Kështu u shpreh për “ABC”-në një fqinje e Reshat Grendit nga Fieri, i cili tentoi vetëvrasjen ditën e sotme duke u hedhur nga kati i dytë i Infektivit, ku ishte shtruar pas prekjes nga Covid-19.
“ABC” e ngriti shqetësimin e situatës kaotike në spitalin Infektiv për shkak të ezaurimit të kapaciteteve, ku të sëmurët me Covid u detyruan të qëndrojnë në autoambulanca në pritje të trajtimit shëndetësor.
Fqinja thotë më tej se 69-vjeçari mund të jetë hedhur nga frika e sëmundjes pasi ekonomikisht ishte mirë. “Nga frika e sëmundjes, se kështu është në gjendje, në rregull. Pension merr se ka punuar në naftë. Djali më tha se Reshati është me temperaturë.
Dy net më parë e kishin çuar në spital në Fier dhe më pas në Tiranë ku u shtrua. Jeton me gruan dhe nusen, e cila ka dy fëmijë, një çun e ka në Gjermani” tha ajo.
Burrë e grua jetonin me pensionin e tyre, ndërkohë që janë prindër të 5 fëmijëve. E shoqja e 69-vjeçarit nuk është ende në dijeni të lajmit pasi jeton e vetme dhe nuk ka as televizor në shtëpi. Ajo ka rezultuar negative ndërkohë që vuan nga sëmundja e diabetit./ db/Abcnews.al