“Zgjedhjet u manipuluan”: Trump nis betejën ligjore në Pensilvani

schedule15:37 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:37 - 10 Nëntor, 2020

Ashtu si kishte premtuar Donald Trump ka nisur betejën ligjore pikërisht nga Pensilvania që i dha fitoren Joe Biden.

Janë tre sinjale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që konfirmojnë se beteja ligjore e Trump kundër zgjedhjes së Biden, ka nisur.

Sinjali i parë është çështja e nisur kundër sekretarit të shtetit të Pensilvanisë; i dyti është deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë i cili deklaron se zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Ndërsa sinjali i tretë, ndoshta më shqetësuesi është se ministri amerikan i drejtësisë, Uilliam Bar ka autorizuar departamentin e drejtësisë të hetojë për akuzat për manipulim të zgjedhjeve presidenciale.

Fushata elektorale e Donald Trump, akuzon sekretarin e shtetit të Pensilvanisë, për faktin se sistemi i numërimit të votave me postë ishte më i shkujdesur se ai i votave fizike. Një standard i dyfishtë që përfaqëson një shkelje kushtetuese.

Pensilvania është shteti që i dha fitoren Joe Biden, i cili në momentin e shpalljes së fitores së tij, kryesonte me 45 mijë vota më shumë. Akuza për shkeljen e kushtetutës lë vend për dërgimin e çështjes në Gjykatën e lartë.  Pavarësisht mazhorancës së gjykatësve kushtetues së konservatorëve, ekspertët mendojnë se nuk ka asnjë mundësi që gjykata të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk kanë përfunduar: ata që braktisin administratën Trump në këtë moment, rrezikojnë të humbasin postin e punës dhe të ardhmen profesionale. Është ky paralajmërimi që zyrtarë të lartë të administratës Trump, kanë përsëritur  orët e fundit tek personeli i qeverisë federale amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!