Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë një kthesë të rëndësishme. Tashmë bashkëjetesa është e lejueshme dhe për çiftet e pamartuara, ndërsa konsumi i alkoolit nuk është më i dënueshëm më ligj. Nga ana tjetër janë ashpërsuar dënimet për krimet e nderit dhe ngacmimet seksuale.
Janë këto disa nga risitë historike legjislative që kanë hyrë në fuqi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Uam, reformat e miratuara synojnë konsolidimin e principeve të tolerancës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në detaj, konsumi i alkoolit nuk është më një krim penal dhe personave mbi 21 vjeç, dhe nëse i përkasin besimit mysliman, nuk kanë më nevojë për një licencë nga qeveria për të blerë, transportuar apo për të konsumuar alkool në shtëpi. Ligji i ri lejon bashkëjetesën ligjore të çifteve të pamartuara, gjë që deri tani ishte e paligjshme.
Për sa i përket divorcit, ndarjes së pasurisë në fund të një martesë, që nga ky moment do të aplikohen ligjet e vendit ku është celebruar kjo martesë dhe nëse çifti divorcohet në Emirate. I njëjti rregull vlen dhe për testamente dhe trashëgimit: pasuritë do të ndahen mes familjarëve dhe të afërmeve të të ndjerit, sipas nënshtetësisë së tyre, pra nuk do të aplikohet më automatikisht Sharia, ligji islamik si ka ndodhur deri tani dhe për rezidentët e huaj në vendin e lindjes së mesme.
Dënime më të ashpra për burrat që kryejnë ngacmime seksuale dhe përndjekje, ndërsa krimet për nder do të dënohen si krime, pra do të ndiqen penalisht. Në fund ligji i ri vendos që të pandehurit dhe dëshmitarët të cilët nuk e flasin gjuhën arabe të kenë përkthyes ligjorë gjatë procedurës gjyqësore. Sipas të përditshmes në vend The National, bëhet fjalë për reformimin më të madh të sistemit ligjor të vendit, në vitet e fundit. Modifikimet thelbësore, për të drejtat në familje dhe jetën e përditshme të popullsisë dhe huajve që vizitojnë vendin, kanë hyrë në fuqi.
Sipas analistëve të ndryshëm, masat që lehtësojnë kodin e ashpër islamik në fuqi, janë pjesë e objektivit të autoriteteve për të hapur vendin më shumë ndaj turizmit dhe investuesve të huaj. Por dhe për të shmangur në të ardhmen çështje gjyqësore dhe incidente diplomatike, si ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Emiratet e Bashkuara Arabe janë seli e Ekspo 2020, e shtyrë për në tetor 2021 për shkak të pandemisë së Covid-19, ku priten rreth 25 milion vizitorë./abcnews.al