Këngëtari i muzikës country, Lee Brice është infektuar me COVID-19.
Kjo gjë është bërë shkak, që ai të mos performojë siç e kishte planifikuar në CMA Aëards.
Një zëdhënës i Brice deklaroi për Associated Press të dielën se ai është “në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndonjë simptomë”.
Pearce dhe Brice janë të nominuar me duetin e tyre “I Hope You’re Happy Now”, ku konkurojnë në dy kategori.
Sipas një deklarate nga përfaqësuesi i tij, Brice, i cili është i njohur për hitet si “I Drive Your Truck” dhe “I Don’t Dance”, do të izolohet në shtëpi. l.k/abcnews.al