Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja Kumbulla, Kosova dhe prurjet nga Tirana: Reja zbërthen Shqipërinë

schedule13:33 - 10 Nëntor, 2020

schedule 13:33 - 10 Nëntor, 2020

Edoardo Reja, trajneri i kombëtares shqiptare, ka dalë para mediave për të folur për situatën te Shqipëria, sfidën e nesërme me Kosovë dhe për tema të tjera. “Do jetë një ndeshje e ndjerë, për tifozët. Unë do të hedh në fushë një ekip garues. Do bëjmë disa teste, para ndeshjeve të Nations League.

Uroj që lojtarët të jenë të motivuar dhe të mos kalohen limitet e miqësores. Broja nuk mund të luajë, Gjasula do të vijë vonë dhe do të jetë. Kemi Hoxhallarin që e kam parë dhe është paraqitur mirë, sikurse edhe Ismajlgecin. Gjithashtu është edhe i riu Çepele, i cili mund të luajë. DO kemi një seancë stërvitore sot dhe do krijojmë një ide më të qartë në lidhje me skemën”.

“Kemi vështirësi në linjën e majtë. Lenjani nuk vjen dot, pasi ka probleme. Edhe Trashi nuk vjen dhe më duhet të merrja lojtarë që i kam parë dhe që i njoh. Ismajlgeci ka pasur probleme fizike që nuk ka luajtur ndeshjen e fundit. Kam folur me të dhe më ka thënë që nuk ka shqetësime. I mora ata të dy pasi kemi probleme në të majtë”.

“Kumbulla? Dje kemi kontaktuar me ASL dhe na është thënë se është e vështirë, për shkak se kanë dalë edhe tre të tjerë pozitivë te Roma. Ne u kemi thënë se jemi të gatshëm të vëmë edhe një avion privat për të. Po presim dhe kemi ofruar mundësi për ta zgjidhur. Vazhdojmë me negociatat, shpresojmë që deri të shtunën të kemi një përgjigje. Është stërvitur dhe nuk ka probleme fizike”.

“Binaku e Balliu? Kam bërë zgjedhjet për këto ndeshje. Ndoshta në të ardhmen mund të vijnë edhe ata. Ne kemi programin tonë, bëjmë zgjedhjet. Kemi 50 lojtarë që i ndjekim. Ata aty janë dhe mund të grumbullohen në të ardhmen. Vendimet janë të miat dhe kam zgjedhur këta, pasi kam besim tek ata”.

“Fokusi janë dy ndeshjet e Nations League. Duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet dhe të renditemi të parët. E nisëm mirë dhe më pas e ulëm ritmin. Jam i bindur se mund ta arrijmë objektivin e vendit të parë. Të flasim për sfidën me Kosovën, do kemi mundësinë të flasim për ndeshjet e tjera”.

“Nuk do të doja të kishim luajtur me Kosovën tani, por ishte e vetmja e disponueshme. Kishim programuar të luanim me Gjibralatarin, kishim humbur edhe miqësoren me Armeninë. Kishim një datë lirë dhe vendosëm të luajmë me Kosovën. Nuk ishte momenti ideal Do gjejmë motivimin ta luajmë si duhet këtë takim. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë stimuj për të treguar vlerat e tyre dhe për të treguar se e kanë merituar të jenë këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!