Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Robotët mund të zëvendësojnë ushtarët britanikë deri në vitin 2030

schedule11:24 - 10 Nëntor, 2020

schedule 11:24 - 10 Nëntor, 2020

30 mijë “ushtarë robotë” mund të formojnë një pjesë integrale të ushtrisë britanike deri në vitet 2030, duke punuar së bashku me njerëzit brenda dhe jashtë vijës së frontit. Gjenerali Sir Nick Carter tha se forcat e armatosura duhet “të mendojnë se si t’i masin efektet në një mënyrë tjetër” ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të vazhdojë me rishikimin e planit të mbrojtjes të integruar.

Duke folur për Sky News, shefi i shtabit të mbrojtjes sugjeroi që “një forcë e armatosur që është krijuar për vitet 2030” mund të përfshijë një numër të madh makinerish autonome ose të kontrolluara nga distanca. “Dua të them, unë dyshoj se mund të kemi një ushtri prej 120.000 trupash, nga të cilët 30.000 mund të jenë robotë, kush e di?”, tha ai.

Ky investim është pjesë e planit 5-vjeçar të mbrojtjes, e ardhmja e të cilit vihet në dyshim pasi Rishi Sunak shtyu rishikimin e shpenzimeve ndërqeveritare. “Nga perspektiva jonë, ne do të argumentojmë për diçka të tillë [një buxhet shumëvjeçar] sepse kemi nevojë për investime afatgjata sepse na japin mundësinë të kemi besim në modernizim,” tha gjenerali. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!