Trajtimet e ndryshme të bukurisë për lëkurën dhe flokët janë kthyer në një domosdoshmëri. Nëse nuk doni të eksperimentoni me trajtime që ka të ngjarë të irritojnë lëkurën tuaj, ekziston një përbërës që me siguri do t’ju entuziazmojë. Vaji i ullirit mund të ndihmojë që skalpi i kokës të jetë gjithmonë i shëndetshëm.
Është konsideruar si një ilaç magjik për të gjitha sëmundjet që nga kohërat antike. Dermatogolët shprehet se vaji i ullirit është një nga zbutësit kryesorë sepse jo vetëm që është plot me vitamina, antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, duke vepruar si një qetësues për lëkurën e kokës tonë sidomos kur ka thatësi dhe kruajtje, shkruan abcnews.al
Vaji i ullirit ka një efekt qetësues në lëkurën e kokës
Shkaqet e një lëkure të irrituar janë të shumta. Irritimi mund të shkaktohet nga zbokthi, një çrregullim autoimun i quajtur psoriazë, apo edhe nga ankthi. Komponentët kryesorë të vajit të ullirit janë acidi oleik, acid palmitik dhe squalen. Kjo përbërje unike kimike është arsyeja pse njerëzit e kanë përdorur këtë përbërës për të përmirësuar strukturën e flokëve të tyre dhe për të qetësuar lëkurën e kokës për shekuj me radhë.
Cila është mënyra më e mirë për të aplikuar vaj ulliri në lëkurën e kokës?
Filloni duke ngrohur një lugë gjelle vaj ulliri (bëni kujdes të mos digjeni, thjesht ngroheni aq sa të qetësoni lëkurën tuaj dhe mos ta digjni). Ndani flokët në mënyrë që vaji të arrijë në lëkurën e kokës dhe masazhojeni. Lëreni vajin në lëkurën tuaj për 20-25 minuta dhe më pas shpëlajeni flokët me shampo. /abcnews.al