Leslie Odom Jr dhe gruaja e tij Nicolette Robinson janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.
Aktori 39-vjeçar i Hamilton dhe aktorja 32-vjeçare e Broadway e kanë bërë të ditur lajmin në llogaritë e tyre në Instagram ditën e djeshme.
“Shumë arsye për të festuar këtu. Shumë arsye për shpresë gjithashtu”, shkroi Leslie në profilin e tij.
Ndërsa Nicolette shtoi: “Fëmijë i ëmbël, mezi presim të takohemi me ty. Më shumë arsye për të dashur, për të jetuar, për t’u lidhur, për të hapur rrugën për ju dhe të vegjëlit e tjerë që mbërrijnë në këtë botë … Ne ju duam.”
Kujtojmë që Leslie ka fituar një çmim Tony për punën e tij në muzikorin Hamilton dhe ai gjithashtu u shfaq në filmat Vrasja në Orient Express, Harriet dhe One Night në Miami. Kurse Nicolette ka luajtur si Jenna në Broadeay Waitress. l.k/abcnews.al