Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Profili i Donald Trump në Twitter do të humbë imunitetin kur të dorëzojë detyrën

schedule02:41 - 10 Nëntor, 2020

schedule 02:41 - 10 Nëntor, 2020

Pjesë e shumë episodeve problematike, llogaria @realDonaldTrump në Twitter do të humbë imunitetin që gëzon prej pozicionit i cili do të skadojë në 20 janar 2021.

Rregulli i pashkruar u zyrtarizua në 2019. Politka e brendshme e kompanisë sugjeron se ndjekësit duhet të marrin një figurë transparente dhe brenda kontekstit kur vjen puna tek liderat e vendit. Ndaj edhe shumë postime të cilat në rastin e përdoruesit të thjeshtë do të ishin hequr, qëndruan në platformë pavarsisht polemnikave.

Gjatë presidencës së tij Trump u vu shpesh në qendër të vëmendjes për postime të tijat që shpërndanin keq informim, provokim dhune e të tjera shkelje etike.

Postimet e një lideri mund të bllokohen sidoqoftë nëse promovojnë terrorizëm, kërcënime, ndarje të informacioneve intime etj.

Me marrjen e detyrës nga Joe Biden, profili i Donald Trump do i nënshtrohet rregullave të përdoruesve normal, me heqje postimesh e deri në bllokim adrese. /geekroom

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!