A do të lirohet Hashim Thaçi? Avokati: Ende herët të flasim për akuzat

schedule23:00 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:00 - 9 Nëntor, 2020

Dastid Pallaska, avokat i ish-presidentit thotë se nuk ka asnjë arsye që mbahet në paraburgim Hashim Thaçi. Ai flet për akuzën ndaj ish-kryetarit të qeverisë së Kosovës. “Ende është herët të flasim se për çka akuzohet.

Është një përmbledhje e ngjarjeve të ndryshme të cilat nuk duket në shikim të parë që kanë ndonjë ndërlidhje në përgjithësi me një strukturë të caktuar e aq më pak me persona që janë paraqitur aty”, thotë Pallaska në Pressing, raporton gazeta Ekspres.

Ai tregoi se mbrojtja ka kërkuar mbrojtjen në liri të Thaçit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!