Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).
“Pavarësisht nga çdo masë paraprake, unë u testova pozitiv”, njoftoi Zelensky në llogarinë e tij në Telegram.
“Shumë njerëz u shëruan nga COVID-19. Unë po ashtu do të shërohem. Çdo gjë do të jetë mirë”, shkroi Zelensky, duke shtuar se do të mbetet në vet-izolim.
n.d./abcnews.al