Alida Duka ditën e sotme ishtë në një intervistë ekskluzive në programin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Këngëtarja tregoi jetën e saj të re, tashmë jo si një këngëtare por si një grua në biznes.
Alida tha live se ka filluar të jetë agjente real-estate. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë nga të bërit muzikë, ajo ka publikuar këngën e saj të re “Le go”.

Moderatori Peçi e pyeti nëse bezdisej që të gjithë e etiketonin si “motra e Stines” , ajo duke qeshur I përgjigjet:
“Hahah jo jo, aspak. Kjo më pëlqen akoma”.
“Sa miliona klikime do të shkoj kënga? I ke fiksim milionat?”, ishte kjo një pyetje nga Ermali.
Alida tha: “Tani po të eci pak do të më bëhej qejfi sepse është një feddback që e merr artisti nga fansat. Të shkoj sat ë dojë nuk e kam problem”
Ajo tregoi se ka lidhje të përditshme me vëllain e saj Stinen, pasi vetëm atë ka në Shqipëri, ndërsa rrefeu se çmenduria më e madhe e saj është kur rrinte tre netë pa gjumë kur xhironte klipet e saj.

