A do të mbyllen edhe shkollat? Rakacolli zbulon detajet, si merret vendimi

schedule16:08 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:08 - 9 Nëntor, 2020

Komiteti i Ekspertëve nuk ka ende një vendim nëse do të mbyllen apo jo shkollat. E pyetur nga gazetari i ABC Maksi Rama, Mira Rakacolli nga Komiteti i Ekspertëve u shpreh se shkollat nuk janë ende një vatër infeksioni, rrjedhimisht nuk do të mbyllen tani për tani.

Lexo edhe: Mbyllen baret dhe restorantet, oraret e reja të aktivitetit: Si do të punojë administrata

Sipas saj, vendimi merret hap pas hapi. Nëse më vonë do të shihet që shkollat do të kthehen në vatër infeksioni, atëherë Komiteti i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të situatës.

Unë shpjegova çdo masë që merret bëhet në bazë të shifrave dhe arsyes se pse janë këto shifra. Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat në vatra infeksioni. Ne po monitorimjmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës“, tha ajo.

Lexo edhe: Mbyllet Shqipëria, oraret e reja të lëvizjes për tre javë

Rakacolli theksoi gjithashtu se bërja e maskës me detyrim ka ndikuar në uljen e rasteve të mundshme me koronavirus.

Maska ka dhënë rezultat sepse përndryshe shifrat do të ishin më të larta“, tha ajo.

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot që të kufizojë lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesin për tre javë në Shqipëri.

Po ashtu, baret dhe rastorantet do të qendrojnë mbyllur duke filluar nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Sa i përket administratës, ajo të punojë nga shtëpia. Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi që të heqë ritestimin pas karantimit dy javor për ata që kanë rezultuar të infektuar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!