Avokati i Thaçit kritika në Hagë: Nuk shoh asnjë simbol të Kosovës këtu, duhej shqiponja

schedule16:02 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:02 - 9 Nëntor, 2020

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Hooper tha se kjo gjykatë është themeluar për çështjet e Kosovës, por nuk sheh asnjë simbol të Kosovës aty.

“Kjo është një gjykatë e Kosovës, por këtu nuk ka asgjë të Kosovës, asnjë simbol të Kosovës. Unë s’jam anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, pra është e rëndësishme që të sillet kostumi jonë në gjykatë”, tha ai, ndërsa iu drejtua gjyqtarit Nicolas Guillou duke i thënë: “Ju të pajton të ishit veshur me të kuqe”.

Më tej avokati tha se akuzat për Thaçin nuk qëndrojnë dhe se do të kërkojë lirimin e tij.

LEXO EDHE: Thaçi në Hagë: Aktakuza e paqëndrushme, deklarohem i pafajshëm

“U çuditëm kur ju bëtë arrestimin e Thaçit, ndërkohë që mund të kishe një fletëthirrje. Unë do të kërkoj lirimin e tij dhe besoj ua kam shprehur këtë mendim tim që të shtunën. Ne mendojmë se nuk është e përshtatshme të bëhet kjo kërkesë pa e ditur se çfarë kërkon prokuroria që është rreziku i arratisjes”, tha ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!