Dy kopshte në qytetin e Gjirokastrës janë mbyllur për shkak të infektimit të stafit me koronavirus. Drejtoresha e Arsimit, Doriana Demo në një intervistë për ABC ka sqaruar situatën, personat e prekur dhe se si do të vijojë puna.
Ajo thotë se janë rreth 20 të infektuar në të dy kopshtet, ndërsa do të vijojnë të qëndrojë të mbyllur për rreth 1 javë.
“Kemi dy kopshte që nuk zhvillojnë procesin mësimor. Është kopshti nr.2 dhe 3. Në të dyja këto kopshte kishte pjesë e stafit mësuesor dhe kuzhinës kanë rezultuar të prekura me covid 19, janë karantinuar në shtëpi.
Si pasojë e shtimi të të infektuarve ne vendosëm mbyllen e dy institucioneve për të izoluar në kohë përhapjen e virusit. Jemi duke monitoruar. Në të gjitha kopshtet që kemi 18-20 persona rezultojnë me simptoma të Covid-19.
Nëse rëndohet situata. Në javën e kaluar filluan elementët e parë që u izoluam. Jemi në pritje nëse do ketë ende shfaqje të tjera. Kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura 1 javë”, shprehet ajo. g.v/abcnews.al