Zidane: Marr gjithë përgjegjësinë e humbjes. Penalltitë? Nuk dua të gjej justifikime

schedule08:38 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:38 - 9 Nëntor, 2020

Një gol i Benzema dhe më pas një autogol dhe tre penallti në favor në Valencias dhe rezultati 4-1. Real Madrid pësoi një humbje shokuese mbrëmë, me kundërshtarin dhe nuk e shtyu asnjëherë vetë topin në rrjetë në një aksion të rrjedhshëm.

 

Pas ndeshjes për mediet spanjolle foli trajneri Zidane. Francezi merr të gjithë përgjegjësinë për vete dhe të vetmen gjë të mirë që evidenton është nisja e mirë e ndeshjes

NDESHJA – “Ishte humbje e dhimbshme sepse e filluam mirë ndeshjen. Pjesa e parë ishte e mirë, ne shënuam. Gjithçka na ka ndodhur sot. Tre penalltitë? Arbitri është aty për të parë gjërat. Ata na dhanë tre penallti dhe një autogol. Nuk dua të ngatërrohem me ta. Na ka ndodhur gjithçka. Ishte shumë për ne sot.

PËRGJEGJËSIA – “Faji është i imi sepse unë jam trajner dhe duhet të gjej një zgjidhje. Por kemi luajtur mirë gjysmën e parë dhe që nga barazimi loja ka ndryshuar plotësisht. Na ka ndodhur disa herë dhe nuk më pëlqen kjo”.

 

ISCO – “Nuk duhet të gjejmë justifikime, ata që luajtën janë të gjithë lojtarë të Real Madridit. Isco është përpjekur, ai si të gjithë bëri mirë. Vrapoi shumë. Në fund, të gjithë humbin dhe fitojnë, nuk ka vetëm një fajtor”.

MBROJTJA – “Qëndruam keq dhe ishim të brishtë mbrapa. Duhet të shohim këto situata sepse me pak presion na vënë në vështirësi”.

FORMACIONI – “Duhet të zgjedh 11 lojtarë dhe unë vendosa për këtë formacion. Ndeshja jonë ndryshoi shumë. Courtois ka thënë se duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe ka shumë të drejtë”, përfundoi tekniku madrilen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!