Franca ka shënuar sot një numër të lartë viktimash si pasojë e Covid-19. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit 271 persona kanë humbur jetën.
Po ashtu vendi ka regjistruar një shifër të lartë të infektuarish. Bëhet fjalë për 38,619 raste të reja që nga dje.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se shifrat do të korrigjohen nesër pas problemeve me mbledhjen e tyre. /abcnews.al


