Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin duke filluar nga nesër para gjykatës së Hagës. Mbi të gjithë rëndojnë akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Shumë reagime në Kosovë nxiti një pjesë e komunikatës zyrtare nga Haga ku thuhej se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare për synim kishin vrasjen e katolikëve. Për këtë cështje T7 ka kërkuar sqarime nga Dhomat e Specializuar, shkruan Gazeta Ekspres.
Nga Haga, kanë thënë se njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi. “Versioni i redaktuar i aktakuzës thotë se të akuzuarit kanë kryer krime ndaj atyre që mendohet që kanë qenë kundërshtarë.
Aktakuza i definon kundërshtarët si persona që kanë qenë ose janë të dyshuar se kanë qenë: nën A, si bashkëpunëtorë të forcave serbe. B: që nuk kanë mbështetur qëllimet dhe pikëpamjet e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, përfshirë këtu persona që lidhen me LDK-në dhe persona të komuniteteve serve, rome dhe të tjera. Njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi”. db/Abcnews.al