Mbrëmjen e sotme startoi rrugëtimin “Memory” në “ABC”, që do ta ndiqni çdo të diel në orën 18:00. Autori i “Memory”, Baton Haxhiu zgjodhi që ta niste me Lëvizjen Vetëvendosje, duke i kushtuar dokumentarin me dy pjesë nga fillesat deri te triumfi në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. “Vetëvendosja nuk është parti”. Ky është titulli i dokumentarit. Si lindi kjo lëvizje që u kthye në parti? Cili ishte qëllimi i saj fillestar dhe si u transformua më pas në parti politike?
Gjithçka nisi si një lëvizje aktiviste me themelimin e “KAN” pas lirimit të Albinit nga burgu në Serbi. Lëvizja shoqërore kundërshtoi protektoratin ndërkombëtar, por edhe elitat politike. Në 2004 u bë kërkesa politike kundër UMNIK-ut, ndërsa një vit më pas, lëvizja u kthye në “Vetëvendosje” si pasardhës i Rrjetit të Veprimit të Kosovës (KAN).
Pakënaqësia në rritje dhe paqartësia që shkaktonte frikë u adresuan në diskursin e kësaj lëvizje. Vetëvendosje fliste nga një pozicion idealist për cdo cështje. Fokusi ishte ndërprerja e negociatave me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.
Brenda pak viteve kjo lëvizje që u kthye në sinonimin e qytetarisë aktive me aksionet, parullat dhe tubimet, kulmin politik e arriti vitin e kaluar në 6 tetor ku Vetëvendosje doli parti e parë në zgjedhje dhe Albin Kurti njeriu më i votuar. Por triumfi nuk erdhi brenda një nate…. “Memory” sjell rrugëtimin e plotë në dy pjesë të historisë së Vetëvendosjes./ db/ Abcnews.al