Pas dhëndrit, edhe Melania i kërkon Trump të pranojë humbjen

schedule18:08 - 8 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 8 Nëntor, 2020

Edhe Melania Trump, gruaja e presidentit amerikan, po i kërkon Donald Trump të pranojë publikisht humbjen e tij, raporton CNN.

Sipas medias amerikane Zonja e Parë u është bashkuar të gjithë atyre që i kërkojnë presidentit në ikje të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar nisjen e betejës ligjore.

LEXO EDHE: Trump nuk dorëzon pushtetin, dhëndri i kërkon të pranojë humbjen

Megjithëse ajo nuk ka komentuar publikisht për zgjedhjet, privatisht Melania Trump ka peshuar mendimin e saj, i tha një burim CNN, përcjell abcnews.al.

“Ajo i tha atij mendimin e saj, siç bën gjithmonë,” i tha burimi CNN.

Më herët rrjeti amerikan i lajmeve raportoi se, Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari më i besuar i Trump i kishte kërkuar atij të pranojë humbjen. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!