Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kashami e mbyll me Besën, Bizhdili ia beson Mërgjyshit stolin

schedule17:15 - 8 Nëntor, 2020

schedule 17:15 - 8 Nëntor, 2020

Besa, edhe pse një ditë më parë mposhti Pogradecin me rezultatin 2-1, ka shkarkuar trajnerin Ndriçim Kashami. Klubi verdhezi ka dalë me një deklaratë dhe konfirmon lëvizjen, ndërkohë që mësohet edhe trajneri i ri.

Ai do të jetë Artan Mërgjyshi, i cili një vit më parë drejtoi skuadrën e Apolonisë dhe ia doli të ngjitej në Superiore, Mërgjyshi rikthehet te Besa, pasi e ka drejtuar më parë këtë skuadër në elitë.

“Ndriçim Kashami ka mbyllur bashkëpunimin me KS Besa Kavajë . Klubi e falënderon dhe i uron suksese në vazhdim . Artan Mërgjyshi do jetë tekniku i ri i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Besës, shpërndarë në rrjetet sociale. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!