Kristi Qose e nisi si titullar sot me Karvinën ndaj Bohemians Praha dhe në fund u tregua vendimtar. Mesfushori gjeti rrjetën për skuadrën e tij me ndihmën e penalltie. 25-vjeçari arriti të kalojë skuadrën e tij në avantazh në minutën e 72-të.
Ky është goli i dytë i tij në kampionat, teksa këtë sezon është shndërruar në titullar stabël te Karvina, duke luajtur si titullar në gjashtë ndeshjet e para.
Me këtë rrjetë ai rrit akoma më shumë rëndësinë e tij për ekipin dhe i shpërblen trajnerin besimin e treguar. Aktualisht Karvina renditet në vendin e shtatë në kampionatin çek.
Qose ka debutuar edhe më kombëtaren shqiptare ne vitin 2014, por luhatjet gjatë karrierës nuk e kanë ndihmuar për të zënë vazhdimisht një vend në përfaqësuese, me të cilën regjistron vetëm dy paraqitje. /abcnews.al