Përplasjet Meta-Rama që nuk po sheshohen, PS kërkon të kufizojë presidentin me ligj

schedule12:52 - 8 Nëntor, 2020

schedule 12:52 - 8 Nëntor, 2020

Nga Erneta Shevroja

Në kulmin e retorikës së ashpër që karakterizon marrëdhëniet Meta-Rama, Partia Socialiste kërkon të kufizojë veprimet e Presidentit, përmes një ligji që u bë publik të premten. Drafti në fjalë i heq Ilir Metës disa kompetenca, që kanë të bëjnë me ekskluzivitetin e tij për emërime në qeveri por dhe gjyqësor.

Është një parlament pçistët dhe një pjesë e mirë e tyre janë edhe tradhtar dhe mercenarë”, shprehet Meta.

Ndërsa Rama e kishte paralajmëruar me kohë këtë draft pas pakënaqësive të tij për mënyrën se si Meta e ushton postin e të parit të shtetit.

E ka harruar që është aty president dhe të paktën duhet të bëjë sikur nuk ka harruar. E ka kthyer presidentin si ato krijesat me lloj lloj materialesh që vendosen në ara për të trembur zogjtë”, është shprehur Rama.

Këtë ironi Edi Rama e ka shprehur shpesh së fundmi, duke e akuzuar si President që është futur në fushatë, në ndihmë të opozitës. Ndërsa vetë Presidenti nuk e fsheh se nuk e do më  Ramën kryeministër, edhe pse në të shkuarën e ka mbështetur me pushtet.

“Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit të 25 prillit”, ka thënë Meta.

Përplasja e fundit e ashpër mes Metës e Ramës është Kodi Zgjedhor, që aktualisht ndodhet në Komisionin e Venecias në pritje të një ekspertize. Fakt është që Presidenti akuzon më shumë qeverinë ndërsa kritikat ndaj opozitës nuk ekzistojnë në diskursin e tij politik.

“Do i pritet dora kush prek zgjedhjet”, thotë presidenti.

Këtë ashpërsim të retorikës së Ilir Metës, Rama e quan fushatë për vota për LSI-në, madje për këtë e ka akuzuar se edhe takon element kriminalë.

 “Kë takon nëpër skuta, ai e di vetë. Por, fakti që futet nëpër skuta lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari nga populli opozitar në krye të opozitës së bashkuar ka thënë Rama në tetor.

Kodi Zgjedhor është kulmi i momentit i marrëdhënieve të acaruara Rama-Meta. Vetë kryeministri në vend të Bashës e ka kthyer Metën në kryefjalën e tij, në takime elektorale nëpër Shqipëri.

“Fakti që Meta është kthyer në një lolo nuk do të thotë që ka qenë një lolo në të shkuarën”, ka thënë Rama.

Përplasja e Ilir Metës me Edi Ramën nisi pak pasi mori postin e Presidentit, me votat e PS dhe të LSI-së. Ato filluan për Sandër Lleshaj për ministër të Brendshëm, në 2018.

Rama do e propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta  pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante.

Pas Lleshajt përplasja vijoi me Cakajn, ku Meta thoshte se ministria nuk është autoshkollë.

Edhe sot Cakaj është në detyrë si i deleguar, pasi kompetencat e Ministrit për Europën dhe Punën e Jashtme i ushtron Rama, me dekret të Presidentit.

Do të jap një përgjigje, me qetësi por pa dashuri”.

Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtësinë e pushtetit vendor. Meta do të dekreton 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhjet.

Ai e çdekroi 30 qershorin por pa rezultat, PS mori të gjitha bashkitë pasi Rama ishte i palëkundur në qëndrimin e tij për të çuar shqiptarët në zgjedhje.

Zgjedhjet u mbajtën, ndërsa mazhoranca si përgjigje për çdekretimin nisi një proces shkarkimi të Presidentit . Rama këtë e deklaroi nga një prej takimeve të tij të fushatës.

Shkarkimi që mund të ishte i pari i një Presidenti nuk ndodhi, ndërsa PS shënoi një betejë të humbur përball Presidentit, që  që vijon të qëndrojë në post pasi Komisioni i Venecias rrëzoi akuzat e Edi Ramës për shkelje.

Meta do të vijonte të qëndronte në post, ndërsa kërcënimi me shkarkim nuk do e paqtonte atë më mazhorancën. Emërimet në Kushtetuese, që vijon të jetë e zbrazur që në fillimit të 2018, do të shënonte acarimin e radhës. Meta deklaronte në atë kohë, që PS-ja përmes Arta Vorpsit tentoi ti rrëmbente një anëtar në këtë gjykatë.

Çështja kaloi sërish në Komisionin e Venecias, që për herë të dytë i dha të drejtë Ilir Metës. Sot në vend të Arta Vorpsit që kërkonte mazhoranca, në Kushtetuese është Marsida Xhaferdharit. Ndërsa ky konflikt do të shënonte një ngjarje jo të zakonte në politikën shqiptare, atë të mbajtjes së referendumit në 2 mars nga Presidenti.

Për të shmangur përsëritje të mundshme të të njëjtave kundërshti e veprime nga Presidenti, mazhoranca tashmë ka marrë masat përmes ligjit për ta kufizuar atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!