Erling Haaland dimrin e shkuar iu bashkua Borussia Dortmund për shifrën e 20 milionë eurove, që shkuan në xhepat e Salzburg dhe 23 të tjera, të ndara mes agjentit Raiola dhe babait të norvegjezit.
Qëndrimi i Haaland te Dortmund që në ardhje dihej se nuk do të ishte afatgjatë, por klubi verdhezi është trampolinë për të kapur gjigantë të Europës.
Një nga klubet që duan me patjetër një qendërsulmues është Real Madrid. “Los Blancos” janë padyshim ndër mundësitë kryesore për çdo talent të madh dhe këtu nuk bën përjashtim as Haaland.
Nga Spanja bëjnë me dije se Raiola dhe babai i sulmuesit kanë mundur të punojnë paraprakisht për të bërë kalimin e madh të 19-vjeçarit.
“AS” zbulon se është arritur marrëveshje verbale në mënyrë totalisht sekrete mes Borussias dhe agjentit për transferimin e sulmuesit te Real Madrid në një të ardhme të afërt.
Kontrata e sulmuesit me gjermanët përfundon në verën e vitit 2024 dhe në mbyllja e aventurës me Dortmund është e sigurt se do ndodhë në verën e vitit 2022, por nuk përjashtohet as në verën e ardhshme, nëse Perez vjen me një propozim të parefuzueshëm. /abcnews.al