Rezultatet e fundit të Covid-19 te Lazio kanë shkaktuar polemika të shumta në Itali. Gjithçka filloi pasi Immobile, Strakosha, Leiva rezultuan pozitiv në një laborator të Romës, por sërish tamponët e tyre dolën negativ në një laborator tjetër në Avellino.
Lojtarët do të lejohen të luajnë në ndeshjen kundër Torinos, ndërkohë që Edin Dzeko është vetëizoluar. Edhe sulmuesi i Romës rezultoi pozitiv, por sipas gazetarit italian, Alessandro Austini, tamponi i tij është shumë i ngjashëm me atë të Immobiles.
Si pasojë e këtyre debateve Lega Serie A po mendon për një sistem të ri për sa i përket testeve anti-Covid. Flitet se të gjithë testet e klubeve të Serie A do të bëhen në një vend në mënyrë që të gjithë klubet të jenë të barabartë mes tyre. /abcnews.al