Mesfushori i Lille, Renato Sanches, është rikthyer sërish në qendër të merkatos. Pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 0-3 kundër Milanit në Europa League ditën e enjte, disa klube të Serie A janë impresionuar nga loja e tij.
Sipas raportimit të “Calciomercato”, është Juventusi që ka shfaqur interesin më të madh për të transferuar lojtarin francez. Nuk mbeten pas Inter, Napoli, Roma apo dhe vetë Milani, që ka qenë një nga klubet që e ka kërkuar dhe në të kaluarën mesfushorin.
23-vjeçari para tre sezonesh ishte pjesë e Bayern Munich, por aventura e tij në Bundesliga nuk zgjati shumë. Sanches nuk po gjente hapësira tek rekordmenët gjermanë dhe si pasojë u huazua te Swansea. Sezonin e kaluar ai u ble përfundimisht nga Lille, ku duket se ka gjetur dhe një herë formën e tij më të mirë. /abcnews.al