Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Trump: Biden nuk duhet të pretendojë presidencën, beteja sapo ka filluar

schedule07:34 - 7 Nëntor, 2020

schedule 07:34 - 7 Nëntor, 2020

Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump nuk resht që akuzuari Joe Biden për mashtrim dhe vjedhje votash.

Pak orë më parë Trump postoi në Twitter një mesazh drejtuar kundërshtarit të tij politik.

“Joe Biden nuk duhet të pretendojë padrejtësisht zyrën e Presidentit. Unë mund ta bëj edhe atë pretendim. Procedurat ligjore sapo kanë filluar!”, shkruan Trump në Twitter.



Fushata e Trump ka ngritur padi në të gjithë vendin duke pretenduar mashtrim, por asnjë provë nuk është dhënë për të mbështetur incidentet e supozuara të ndërhyrjes së votave ose incidenteve të tjera të rëndësishme.

Trump disa herë e ka quajtur veten fitues para kohe, duke refuzuar të pranojë statistikat që tregojnë se Biden po shkon drejt fitores.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!