Infektohet me koronavirus vrasësi serial në Britani, futet në izolim

schedule22:50 - 6 Nëntor, 2020

schedule 22:50 - 6 Nëntor, 2020

Peter Sutcliffe është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe është izoluar, sipas raporteve të fundit.

Vrasësi serial në Britani thuhet se u dërgua me urgjencë në A&E në Spitalin Universitar të North Durham të mërkurën, 28 Tetor, me probleme të dyshuara të zemrës.

Më pasi ai u kthye në burgun “HMP Frankland” të martën. Ndërkohë, një burim i ka thënë The Sun se 74-vjeçari filloi të shfaqte simptoma të Covid-19 të enjten.

Mjekët e burgut në Durham diagnostikuan vrasësin serial me virus dhe ai u zhvendos në izolim. Peter Sutcliffe, i njohur si “Killeri i Yorkshire” tani do të monitorohet, ndërsa është në rrezik, raporton The Mirror.

Një burim tha: “Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, është në mbipeshë dhe i moshuar. Nëse gjërat shkojnë tatëpjetë për të, mund të jetë shumë serioze.”

Sutcliffe, u dënua në 1981 për vrasjen e 13 grave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjera. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!