Hagë: ABC-ja e procedurës

schedule21:08 - 6 Nëntor, 2020

schedule 21:08 - 6 Nëntor, 2020

Katër ish-drejtuesit nga Kosova të akuzuar nga Dhomat Speciale të Kosovës në Hagë, kanë arritur në mjediset e paraburgimit të Gjykatës së Hagës i bëri të ditur Deutsche Welles, zyra e mediave të Dhomave Speciale. Një version i shkurtuar akuzës së konfirmuar është bërë publik një ditë më pare në faqen e internetit të Dhomave Speciale, shpjegoi kjo zyrë.

Të akuzuarve u është dorëzuar akuza e konfirmuar, pra të akuzuarit kanë marrë në dorë origjinalin e aktakuzës, të shkruar në gjuhën që kuptojnë. Të akuzuarit duhet të dalin para gjyqtarit brenda shtatë ditësh në një takim që quhet: “prezantimi i parë”, i cili është seancë gjyqësore publike.

	Kosovë |  Presidenti Hashim Thaçi i akuzuar për krime lufte (AFP / A. Nimani)

Gjatë këtij procesi gjyqtari duhet të sigurohet se të akuzuarit e kanë kuptuar për çfarë ngarkohen nga aktakuza, pra për çfarë akuzohen. Gjyqtari informon të akuzuarit për të drejtat e tyre (duke përfshirë edhe përfaqësuesit ligjor), dhe me hapat e tjerë që priten të ndodhin gjatë procesit. Aty të akuzuarit kanë mundësi të bëjnë komente ose të ngrenë çështje që lidhen me arrestimin, transferimin dhe ndalimin.

Gjyqtari informohet nga të akuzuarit nëse e pranojnë fajin apo deklarohen “të pafajshëm” për secilën nga pikat e akuzës, gjë të cilën ata duhet ta bëjnë brenda 30 ditësh pas takimit të parë në seancën gjyqësore publike.

Jakup Krasniqi (DW/B. Cani)Seanca e parë për Jakup Krasniqin zhvillohet të hënën 09.11.

”Prezantimi i parë” për Jakup Krasniqin është lënë për të hënën e ardhshme (09.11.) në orën 11:00. kurse për Hashim Thaçin në orën 15:00.  Dita dhe ora për seancën e para publike të të akuzuarve të tjerë nuk është vendosur ende.

Zyra e shtypit të Dhomave Speciale thotë se kushdo që dëshiron të ndjekë seancat e hapura publike siç është “takimi prezantues” mund ta bëjë në faqen e internetit të dhomave speciale, ku proceset do të transmetohen me video në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe serbisht. DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!