Vrasja e Hajdarit, Hoxha: Prokuroria regjistron si provë videon e takimit të Berishës me Zenel Nezën

schedule17:50 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:50 - 6 Nëntor, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo se prokuroria ka marrë si provë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit një video ku truproja Zenel Neza takohet me ish-presidentin e asaj kohe Sali Berisha. Hoxha tha se Zenel Neza ka qenë në vendngjarje në momentin kur u ekzekutua Hajdari por ai nuk u prek nga atentatorët për shkak se ishte nga zona e Tropojës dhe Fatmir Haklaj e njohu.  Hoxha u shpreh se përveç pamjeve video ku duket Zenel Neza dhe Sali Berisha ka edhe një audio të ruajtur në diktofon e cila mund të dokumentojë se çfarë mund të jetë folur mes tyre.

“Zenel Neza ka dhe një avantazh tjetër në këtë ngjarje,. Ka dëshmuar vetëm me një letër-porosi në Belgjikë ku ka marrë statusin e azilantit. Ai është i rëndësishëm jo vetëm për atë që ka parë në vendin e ngjarjes, por edhe i ka njohur autorët dhe autorët e kanë njohur atë. Një nga mundësitë pse i shpëtoi atentatit, është se Fatmir Haklaj e ka njohur Zenel Nezën. Zenel Neza nuk ishte truprojë shpatull gjerë. ishte intelektual, inteligjent.

Video është shumë e rëndësishme sepse deri tani nuk është vënë në dispozicion të hetimeve, Është publikuar në emisionin Xhungël. Një nga provat që unë kam nxjerrë në vitin 2011 dhe në atë kohë Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë. Gjëja që është shumë interesante në këtë histori është si rrodhi. Është lejuar me miratim të personave sepse donin ta kishin si dokument këtë gjë. Problemi është se pse këtë gjë nuk e paraqitën më në proces.

Kjo video ku Berisha shfaqet duke folur me Zenel Nezën do të jetë në dosje. Ky proces i Izet Haxhisë është vetëm për Izet Haxhinë. Nuk ka lidhje me çështjen Hajdari. E vërteta nuk është e zbardhur plotësisht. Unë kam bërë një dokumentar dhe kam dhënë variantin tim. Provat që kam dhënë po shërbejnë si prova në gjykatë. Ajo video ka ngelur e dokumentuar. Filmimi me kamerë ka pamje video. Kaseta e diktofonit ekziston”, u shpreh Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!