Rusia është gati të miratojë një projektligj sipas të cilit as presidenti por dhe as paraardhësit e tij nuk mund të akuzohen apo të merren në pyetje. Nëse do të miratohet, ligji do i jepte imunitet të përjetshëm Putin dhe Medvedev, raporton The Guardian.
Në dhomën e ulët të parlamentit rus, është dorëzuar një projektligj, si pjesë e procesit legjislativ që duhet të përditësojë kushtetutën pas referendumit të muajit korrik. Me anë të këtij referendumi garantohet imuniteti total jo vetëm presidentit në fuqi, por dhe ish presidentëve. Pra jo vetëm kreu i shtetit por dhe paraardhësit e tij nuk mund të akuzohen, nuk mund të ndiqen penalisht apo të merren në pyetje.
Norma përmban dhe një mekanizëm të komplikuar për heqjen e imunitetit – që përfshin parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe një komision special vetëm në rast se akuzat janë bërë për tradhti apo krime të tjera të rënda.
Propozimi mori mbështetjen e Kremlinit dhe ka shumë mundësi që të miratohet në kohë rekord. Menjëherë pas miratimit do të jetë një lloj sigurie për jetën e Vladimir Putin: nëse do vendosë të lërë presidencën, ai mund të flejë i qetë. Projektligji parashikon se ish presidentët jo vetëm kanë imunitet për çdo gjë që kanë bërë në periudhën kur mbanin postin, por përgjithmonë. Një detaj i rëndësishëm që integron dhe zgjeron kushtetutën në fuqi.
Në kuadër të paketës ligjore për reformën kushtetuese ka dhe një artikull për garantimin e ish presidentëve, praktikë në fuqi në shumë vende të botës dhe është e justifikueshme, e justifikoi zëdhënësi i Kremlinit Peskov./abcnews.al