Lufta vijon të shkaktojë një numër të madh viktimash nga të dyja anët në Nagorni Karabakh, ndërsa ushtria e Azerbajxhanit ka marrë tashmë 40% të territorit të pushtuar nga armenët.
Fronti është transferuar në rajonin e Shushash, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të Republikës së vetëshpallur të Artsakh.
Lufta është duke u zhvilluar në male, ku armenët u tërhoqën pasi ushtria e Azerbajxhanit mori brenda pak ditësh rajonet fushore në Fizuli, Zengilan dhe Jebrayil.
The Armenian MoD published a high-quality UAV video from the Lachin Corridor showing several damaged/abandoned Azerbaijani Plasan SandCat, Matador/Marauder MRAPs, 3 BMP-2, at least one tank, and trucks. The video also showed several bodies. 1827/https://t.co/9sZxriInkh pic.twitter.com/EgykC7Apli
— Rob Lee (@RALee85) November 6, 2020
Përballja në zonën e fortifikuar prej vitesh nga armenët po i shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë azere, e cila po tenton të marrë qytetin simbol të Shushas.
Ushtria armene ka publikuar sëfundmi pamje të filmuara me dron ku duket një numër i madh mjetesh të Azerbajxhanit si edhe ushtarësh të vrarë. Duket se bëhet fjalë për një pritë në një rrugë malore. Kjo është humbja më e madhe që Azerbajxhani ka pësuar në këtë përballje. /abcnews.al