COVID-19/ Me një dorë të lidhur me zinxhir, skulptura e veçantë e fëmijës në rrugët e Napolit

schedule14:37 - 6 Nëntor, 2020

schedule 14:37 - 6 Nëntor, 2020

Një skulpturë mermeri prej fëmijë, me një dorë të lidhur me zinxhir, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.

Skulptura e bardhë ishte vendosur në qendër te Piazza Plesbiscito në Napoli.

Vepra mësohet se është realizuar nga Jacopo Cardillo alias Jago i cili e ka quajtur, “look-down”.

Artisti ka përshkruar në këtë mënyrë edhe izolimin të cilit po i rikthehen shumë vende në botë për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19.

“Një pjesë e shoqërisë është e pambrojtur, me kushte të vështira ekonomike-sociale, ashtu si ky fëmijë.

Ata bëhen edhe më të prekshëm ndaj pandemisë, shpjegon artisti, teksa shton: “pyesni të gjithë qytetarët në këtë moment të jetës së tyre ata kanë mbetur të lidhur me zinxhir”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!